Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“𝐈 𝐡𝐮𝐚𝐣𝐢, 𝐚𝐢 𝐤𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚𝐫𝐢” nga Arbër Ahmetaj/ Libër i ri nga Shtëpia Botuese Littera
“𝐈 𝐡𝐮𝐚𝐣𝐢, 𝐚𝐢 𝐤𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚𝐫𝐢” 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐫𝐛𝐞̈𝐫 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣/ 𝐋𝐢𝐛𝐞̈𝐫 𝐢 𝐫𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐚 𝐁𝐨𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐋𝐢𝐭𝐭𝐞𝐫𝐚 𝐏𝐞̈𝐫 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐧: Fundi i viteve nëntëdhjetë. Një “i huaj”, student enigmatik i arratisur nga Kosova në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës, martohet me Doruntinën, një vajzë nga veriu i Shqipërisë dhe largohet me të diku në Perëndim. Një gjimnazist, i cili, po aq të thellë sa dashuria platonike për Doruntinën, ushqen dashuri edhe për Kosovën, e përjeton këtë ngjarje si një padrejtësi, jo si simbol i bashkimit të ëndërruar gjatë. Dhjetë vite më vonë, niset në kërkim të vajzës së zemrës, të giysmës së tij të humbur. Udhëtimi i tij në Kosové, fill pas luftës, edhe pse i shkurtër është i mbushur me emocione të forta, haluçinacione delirante, mikrodrama rrenqethëse dhe...