Panairi i Librit dhe Panairi i Rrjeteve Sociale

Panairi i Librit dhe Panairi i Rrjeteve Sociale

Nga Roland Lami Çdo vit, në të njëjtin vend ku dikur rreshtoheshin lexues të uritur sot mbushet një tjetër lloj oreksi: ai për poza. Panairi i Librit është shndërruar ngadalë në një skenë të madhe vetë-prezantimi, ku libri përdoret më shumë si aksesor sesa si tekst që duhet hapur, kuptuar, përjetuar. Në stendat e botuesve, pas kopertinave që rrallë preken, endet shpresa e brishtë se ndoshta dikush do ta zgjedhë vërtet një libër për ta lexuar. Ndërkohë, përballë, vizitorët rendin drejt atij këndi me dritë të mirë apo dekor me ngjyra ku një foto me libër në dorë i jep profilit të tyre një kombinacion me veshjen dhe ajo që është më e rendësishme një shkëlqim të rremë intelektual. Shoqëria jonë lexon gjithnjë e më...