Mirditë/ Do kryenin gjueti të paligjshme, procedohen penalisht tre persona

Mirditë/ Do kryenin gjueti të paligjshme, procedohen penalisht tre persona

Policia e Mirditës ka nisur hetimet për tre persona nga Shkodra pasi u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Arrëz, me armë gjahu dhe qen gjahu. Dyshohet se ata do të kryenin  gjueti të paligjshme në këtë zonë. Blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 armë gjahu që këta shtetas i kishin me leje, fishekë dhe një automjet. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme. Gjatë kontrolleve, në fshatin Arrëz, janë kapur në flagrancë 3 shtetas që tentonin të kryenin gjueti të paligjshme. Në vendin ku u kapën këta shtetas, u konstatuan 4 qen...