Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
PD tubim sot përpara Kryeministrisë/ Policia merr masa, ja rrugët që do të bllokohen…
Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e kësaj të hëne, në orën 18:00 një tubim para Kryeministrisë, Policia merr masat, bllokohet qarkullimi në disa rrugë të kryeqytetit. -nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”; -Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon...