Berishës i komunikohet në SPAK thirrja për dosjen e ’21 Janarit’, ja kur pritet të paraqitet ish-kryeministri

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar për herë të tretë Sali Berishën për thirrjen lidhur me dosjen e 21 janarit. Burime nga SPAK bëjnë me dije se kreu i PD mori dijeni ditën e sotme dhe duhet të paraqitet të premten për t’u marrë në pyetje të premten.
Ditën e premte Berisha refuzoi të paraqitej në SPAK duke pretenduar se nuk kishte marrë asnjë fletë-thirrje për këtë çështje nga Prokuroria e Posaçme.
Ai kundërshtoi deklaratën zyrtare të SPAK i cili po atë ditë doli me një deklaratë zyrtare sipas të cilës kreut të PD dhe ish-kryeministrit Berisha i ishin dërguar 2 fletëthirrje për 21 janarin, duke i cilësuar të gjitha pretendimet si gënjeshtra.
Më heret kreu i PD u paraqit për zbatimin e masës detyrim paraqitje për dosjen ‘Partizani’, nga ku pati edhe një konferencë për gazetaret jashte dyerve te SPAK.
“Në këtë hetim më ftuar dhe unë do të vij do të dëshmoj”, u shpreh Berisha para Prokurorisë së Posaçme.
I pyetur nga gazetarët nëse është e premtja dita kur do të paraqitet në ambientet e SPAK për 21 Janarin, ish-kryeministri la të nënkuptohej që po, por pa zbuluar orën.
“Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua”, u shpreh Berisha.
Pjesë nga deklarata:
Berisha: Në këtë hetim më ftuar dhe unë do të vij do të dëshmoj.
Çfarë date ju caktuan
Berisha: Këtë do ta mësoni, kini durim
Mos është të premten z, Berisha?
Berisha: Urdhëroni?
Zakonisht të premten ju kanë thirrur
Berisha: Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua
U bë hamendeshim, mos është të premten