Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksion nga ‘Rrugorja’ në Shkodër/ 5 të arrestuar dhe rreth 2 mijë gjoba për drejtuesit e mjeteve
Policia Rrugore e Shkodrës ka bërë bilancin e 2 javëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe 5 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 15 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë. Ndërkohë janë vendosur 1981 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mes tyre për mosvënien e rripit të sigurimit; përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; parakalime të gabuara etj. Njoftimi i plotë Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore. Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin. Gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 5...