Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit

Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit

Një gjykatë speciale e Krimeve Ndërkombëtare në Bangladeshi ka dënuar me vdekje ish-kryeministren Sheikh Hasina, duke e shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit lidhur me shtypjen e dhunshme të protestave studentore vitin e kaluar. Trupi gjykues prej tre anëtarësh deklaroi se Hasina kishte inkurajuar dhe urdhëruar vrasje ndaj protestuesve, duke mos marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj përfshirësve. Gjykata theksoi se ish-kryeministrja kishte urdhëruar përdorimin e helikopterëve, dronëve dhe armëve të rënda për të shtypur demonstratat. “Është e qartë se ajo urdhëroi dhe inkurajoi eliminimin e protestuesve,” deklaroi një nga gjyqtarët gjatë leximit të vendimit. Demonstratat filluan si protesta studentore për pozicionet në shërbimin civil, por shndërruan në një lëvizje masive për dorëheqjen e qeverisë Hasina. Raportohet se gjatë përleshjeve u vranë deri në 1,400 persona,...