Koncerti Operistik i Miqësisë hap Javën Kulturore Kroate në Tiranë! Nga sot deri më 20 nëntor një sërë aktivitetesh

Koncerti Operistik i Miqësisë hap Javën Kulturore Kroate në Tiranë! Nga sot deri më 20 nëntor një sërë aktivitetesh

Nga data 17 deri më 20 nëntor, Java Kulturore Kroate sjell katër ditë të pasura me muzikë, film, trashëgimi kulturore dhe reflektim intelektual, duke forcuar lidhjet mes Kroacisë dhe Shqipërisë dhe duke ofruar për publikun shqiptar një përvojë të gjerë kulturore. Të gjitha aktivitetet e mbështetura nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, janë falas për publikun. Më 17 nëntor, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të mbahet Koncerti Operistik i Miqësisë, i cili bashkon artistë të shquar nga të dy vendet në një program të pasur dhe të larmishëm muzikor. Nga Kroacia do të performojnë Arijana Gigliani Philipp (soprano), Petra Pia Kartelo (soprano), Jakov Kalajžić (bass), Jurica Jurasić Kapur (bariton) dhe Božo Letunić (piano), së bashku me...