Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Personifikimi i narkoshtetit’, Berisha akuza ndaj Irena Gjokës: E dëbuar nga Greqia si falsifikatore, Rama e mbron
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas paraqitjes së sotme në Prokurorinë e Posaçme ka dhënë dhe një prononcim për gazetarët. Berisha tha se ditën e sotme do të paraqiste para gazetarëve mbrotjen që sipas tij kryeministri Edi Rama i ka bërë gjyqtares, Irena Gjoka. Këtë të fundit, Berisha e cilësoi si “personifikimi i narkoshtetit” “Sot do paraqes para jush të gjithë mbrotjen që Edi Rama i bën delikuentes Irena Gjoka. E cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit jurudik të tij. Më 26 tetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996,Irena e refuzoi me pretekstin se ju nuk keni dokumente. Pra, unë jam shkarkuar, thoshte ajo, por...