Nuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, ja si justifikohet Berisha para gazetarëve

Nuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, ja si justifikohet Berisha para gazetarëve

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u thirr në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, është shprehur se është një çështje e hetuar, sipas ish-kryeministrit, nga armiqtë e tij më të egër. Berisha theksoi se nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur lidhur me dosjen, duke shtuar se “kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia”. “Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune”, deklaroi kryedemokrati. Sali Berisha: Festa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, datën që unë isha këtu, isha para jush në zyrat e SKAPIT. Dhe donte jo njoftimin tim, por që mercenarë, lakenj të qeverisë në media të hapnin studio televizive jo me Lubinë dhe Ramën me vjedhjet e tyre, por se...