Fier – Tre procedime penale për dhunë dhe shkelje të urdhrave të mbrojtjes

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar për tre raste të evidentuara në Fier dhe Lushnjë, ku janë marrë masa penale ndaj tre shtetasve të ndryshëm.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë 50-vjeçarin L. Sh., banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 17-vjeçare. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 65-vjeçarin K. M., banues në fshatin Vreshtas, i cili dyshohet se ka goditur me një send të fortë një 34-vjeçar, për motive të dobëta.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Ndërkohë, në Lushnjë, specialistët e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 36-vjeçarit B. B., banues në fshatin Çukas i Ri, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes në fuqi, duke shkuar në banesën e vëllait të tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.