Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia

Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur se ka frikë nga dëshmitë e mia

Nga SPAK ku u thirr për masën ‘detyrim paraqitje’ Sali Berisha këmbënguli se prokuroria nuk e ka thirrur zyrtarisht për hetimet e 21 janarit. “Bardhi ka deklaruar se në kutinë postare të PD nuk ka ardhur asnjë postim. Unë i besoj atij. Z.Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Le të provojë që e ka sjellë, s’mund ta mohoj nëse e e ka sjellë. Po të vesh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi. Unë absolutisht për çdo thirrje në çdo gjykatë dhe çdo prokurori, unë paraqitem, është ligji i jetës sime. Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku, madje për temën plotësisht, ndonëse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Për këtë temë e cila është gjykuar,...