Aksident tragjik pranë Medinës, autobusi me pelegrinë përfshihet nga flakët pas përplasjes me autobotin, dhjetëra të vdekur

Aksident tragjik pranë Medinës, autobusi me pelegrinë përfshihet nga flakët pas përplasjes me autobotin, dhjetëra të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë Medinës në Arabinë Saudite, ku një autobus me 46 pelegrinë myslimanë  mes tyre edhe shtetas indianë  u përplas me një autobot dhe u përfshi nga flakët. Raportet e para flasin për dhjetëra viktima. Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite e cilësoi ngjarjen si “tragjike”, duke njoftuar se autoritetet diplomatike janë vënë menjëherë në lëvizje për të ofruar ndihmë për pelegrinët e prekur. Është konfirmuar prania e shtetasve indianë mes pasagjerëve, por ende nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave. Bus Crash Near Medina Kills 42 Indian Umrah Pilgrims from Hyderabad A bus carrying Indian Umrah pilgrims from Hyderabad collided with a diesel tanker on the Mecca-Medina highway around 1:30 a.m., igniting a fire...