Shqipëria hapi negociatat me BE edhe për grupkapitullin e fundit. Komisionerja Marta Kosi vlerësoi punën e bërë nga vendi ynë, duke theksuar se është rezultat i punës së autoriteteve për zbatimin e reformave. Kos tha se BE është e përkushtuar që Shqipërinë ta integrojë në BE.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në fund të konferencës surprizoi të pranishmit me verë, ndërsa Marta Kos solli dhe një tortë, e cila mbante numrin 6, për të festuar çeljen e të gjithë grupkapitujve.
Marta Kos: Çelja e të gjashtë grupkapitujve është deklarata më e fortë e angazhimit tuaj personal i dashur Edi. Jemi të dy fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin tonë. Keni ecur shumë larg. Le të sigurohemi që liria të qëndrojë dhe populli juaj të jetë i lirë në një Evropë të lirë. Kjo është puna që ne presim të përfundoni. Duhet të festojmë. 6 grup kapituj të hapur, është diçka për tu kremtuar, urime Shqipëri.
Edi Rama: Kur vjen puna për grup kapitujt, mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot.
