Shqipëria në vazon e tretë të play off, ja rivalët e mundshëm

Shqipëria në vazon e tretë të play off, ja rivalët e mundshëm

Shqipëria dhe Kosova do kërkojnë një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2026, por nga zona play-off. Të dyja skuadrat i mbyllën grupet respektive në vendin e dytë. Zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova do jenë në vazon tre të play-off-it të Kupës së Botës 2026, duke shmangur një përballje mes tyre në gjysmëfinale, por ndeshjet do i zhvillojnë në transfertë. Për momentin rivalët e mundshëm të dy skuadrave janë Skocia, Çekia, Sllovakia dhe Uellsi. Dilema e vetme është renditja e Irlandës, pasi nëse ngjit shkallë në pozicionet e FIFA-s mund të këmbejë vazot me Uellsin. Faza play-off e Kupës së Botës 2026 ka filluar të bëhet më e qartë. Më 19 nëntor FIFA do shpallë edhe renditjen zyrtare, nga e cila do vendoset...