Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ministrja e jashtme daneze vlerëson Shqipërinë: Nëse vazhdoni me këtë ritëm, anëtarësimi do jetë i shpejtë
Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, tha se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e BE-së. Ajo tha se Shqipëria i përket familjes evropiane. “Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetët rezultat, nëse Shqipëria vazhsdon të njëjtin drejtim, të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt. Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Ramën për bashëkpunimin gjatë këtij 6 mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu, dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë. “, tha ajo.