Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Kaloj çdo ditë në atë rrugë “, zhdukja e tre banorëve në Përmet, eskperti: Duhet hetim i thelluar
Tre persona janë zhdukur në mënyrë misterioze në Përmet në të njëjtin aks rrugor, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet–Lëshicë, duke shtuar ankthin dhe frikën e banorëve. Në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN, Endri Baliko një banor i zonës tha se pavarësisht zhdukjes së tyre ai sërish kalon çdo ditë në atë rrugë, në të cilën lëviz prej 20 vitesh, sikurse edhe banorët e tjerë të zonës. “Ne si komunitet e ndjejmë se kemi 20 vjet në atë rrugë, nuk kemi pasur as vështirësi as ndonjë detaj për të pasur frikë. Rastet janë që ata kanë kaluar në këtë rrugë dhe i kanë parë kamerat në këtë rrugë 11:00 të ditës dhe në orën 5:00 pasdite i ka parë banori...