Ismail Syla: Dy zanafillat

Ismail Syla: Dy zanafillat

(Ontologjia e krijimit dhe ajo e kujtesës) Ese nga Ismail Syla “Dhe Perëndia tha: ‘U bëftë dritë!’ dhe drita u bë” (Zanafilla 1:3).“Dhe Perëndia kujtoi Noen…” (Zanafilla 8:1). Zanafilla e parë Fjalia e parë e Biblës është ajo e narratorit: “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën…” (Zanafilla 1:1). Që në krye të herës shfaqen dy përmasa të botës, ajo e larta, hyjnorja dhe bota tokësore, njerëzorja. Pastaj pason fjalia e dytë : “Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave, (Zanafilla 1:2), e cila bën shpjegime plotësuese për formën e tokës, që në fazën fillestare të krijimit ishte sterile, fare e populluar. E, gjëja më metafizike, forma më e pastër e...