Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë shpjegim” lejen e Lefter Sotës tek ish-UET
Nga Boldnews Në vitin 2022, ish-godina shumë-vjeçare e Universitetit Europian të Tiranës (UET), në bulevardin “Bajram Curri”, në zonën që tiranasit e njohin si “NSHRAK”, u shndërrua në një pirg gjigand inertesh. Në vend të institucionit arsimor, që u zhvendos diku në periferi të Tiranës, do të ngrihej një kompleks rezidencial, me lartësi maksimale 18-kate. Në dhjetor të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi vendimin “Për miratimin e lejes së zhvillimit për projektin ‘Tirana Gjergj Fishta Residential Complex”. Në foto: Leja e ndërtimit për godinën 18 kate “Tirana Gjergj Fishta Residential Complex”, 2020 Projekti i miratuar parashikonte ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh, prej 2, 4, 5, 7, 9, 11, 12 dhe 18...