Berisha sot në SPAK, në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”  Kryedemokrati, Sali Berisha, pritet të paraqitet mëngjesin e sotëm në orën 10:00, në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës detyrim paraqitje, për dosjen “Partizani”.  Berisha para dy ditësh refuzoi të paraqitej për dosjen e “21 janarit”, pasi sipas tij fletëthirrja nuk u përmbahej procedurave të përcaktura në ligj.  Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i caktuar Berishës “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”, u mor pas shqyrtimit të ankimimit të bërë nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” për liderin demokrat.  Gjyqtari i Apelit nuk pranoi kërkesën e SPAK, por gjithashtu prishi edhe vendimin e GJKKO-së të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi më 27 Nëntor, e cila i revokoi të gjitha masat e sigurisë ndaj Berishës.

Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme "Standard". Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. "Behu pjese e lajmit"- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona