Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare! Rama në Bruksel: Hapim në kohë rekord grupkapitullin e fundit të negociatave me BE
Në Bruksel zhvillohet sot Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku do të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave, “Bujqësia dhe Kohezioni”. Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga Brukseli në rrjetet sociale, duke theksuar: “Hapim grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, në një kohë rekord vetëm 12 muaj.” Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u mbajt edhe ceremonia e hapjes së godinës së misionit të Shqipërisë në BE. /vizionplus.tv