E mbani mend familjen McCallister? “Home Alone” është seria e filmave që ka rritur breza fëmijësh, të cilët para ekranit kanë ndjekur me kërshëri bëmat e Kevinit.
Në vitin 1990 kur filmi i parë i serisë u transmetua nën logon e “20th Century Fox”, shtëpia që akomodonte familjen e madhe prej pesëmbëdhjetë pjestarësh, u kthye menjëherë në një strehë të ngrohtë për të gjithë shikuesit. Nga shkallët e mëdha të hollit, e deri tek bodrumi apo dhomat ku Marv dhe Harry bënin përpjekjet e vazhdueshme por pa sukses për të hyrë, çdo kënd mbart kujtime.
Shtëpia është ndërtuar në vitin 1921, në “671 Lincoln Avenue, Winnetka, Illinois”. Ka një hapësirë të brendshme mesatarisht 850 metra katror dhe 2160 metra katror truall të jashtëm. Planimetria është e ndarë në pesë dhoma gjumi, gjashtë tualete dhe dy ambjente ndenjieje të përbashkëta, të cilave me rinovimin e vitin 2018 iu shtuan një dhomë kinema dhe një sporti. Prona më e famshme e Krishtlindjeve doli në shitje në Maj 2024 për shifrën 5.25 milion dollarë dhe të fundit përditësim në lidhje me të, e ka bërë “Architectural Digest” më 21 Janar të 2025, kur ajo iu shit një familjeje për 5.5 milion dollarë.
Shtëpia mbetet një ndër pikat më të rëndësishme dhe më simbolike të interesit për turistët, ndaj është e pamundur të ndalosh vizitat rreth terrenit të saj apo fotot që shkrepen me dashamirësinë për të ruajtur privatësinë e familjes që tashmë e ka në pronësi.
