Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sot seanca paraprake për Metën në GJKKO, vendoset nëse dosja do kalojë për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) pritet të zhvillohet sot më 17 nëntor 2025, seanca paraprake për çështjen penale që përfshin Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, si edhe Pirro Xhixhon e Ema Çokun. Seanca e mëparshme, e parashikuar më 11 nëntor, u shty pasi avokati i Metës, Kujtim Cakrani, kërkoi largimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi. Cakrani, i cili u largua nga salla, argumentoi se gjykata duhet të vendosë fillimisht mbi kërkesën e paraqitur prej tyre për konflikt interesi, duke pretenduar se gjyqtarja po hetohet nga SPAK pas akuzave të Sali Berishës për një dënim të supozuar të fshehur në Greqi. Ai kërkoi gjithashtu që dosja të kthehet për hetim shtesë, duke pretenduar se SPAK ka vepruar në kundërshtim me procedurën...