Shqipëria në play off-in e Botërorit, Rama: Kuqezinjtë, për 70 minuta të barabartë me Anglinë

Shqipëria në play off-in e Botërorit, Rama: Kuqezinjtë, për 70 minuta të barabartë me Anglinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes së Shqipërisë 0–2 ndaj Anglisë në “Air Albania”, një miqësore luksi, që me gjithë rezultatin, e çon Kombëtaren drejt kualifikimit historik në play off të Botërorit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohje të thellë për skuadrën, duke theksuar se pavarësisht rezultatit, për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin  të barabartë me një superfuqi si Anglia. Ai vlerësoi vendin e dytë në grup si një arritje të jashtëzakonshme, duke thënë se skuadra kuq e zi meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike. Kryeministri u shfaq optimist për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit, duke e mbyllur reagimin me thirrje motivuese. “Tani play offi! Forca Shqipëri!”. Kreu i qeverisë nënvizoi se fanella kuqezi tregoi karakter dhe...