Mos harroni çadrat! Kthjellime e vranësira, ja kur pritet të nisin reshjet e shiut

Mos harroni çadrat! Kthjellime e vranësira, ja kur pritet të nisin reshjet e shiut

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës. Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i ulët i forcës 3-4 ballë.