Sot Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel, hapet grupkapitulli i fundit me BE!

Sot Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel, hapet grupkapitulli i fundit me BE!

Sot në Bruksel zhvillohet konferenca e 7-të ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave “Bujqësia dhe Kohezioni”. Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në tryezë do të jenë gjithashtu komisionerja Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre. Deri më tani Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe Axhendën e Gjelbër. BE ka shprehur optimizëm se vendi mund ta përmbyllë procesin e integrimit deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Rama e ka shpallur anëtarësimin si prioritet kryesor të mandatit të tij të katërt qeverisës.