Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Jam si ambasadore e Shqipërisë në Bruksel”, Kos në hapjen e godinës së Misionit pranë BE-së: Kjo është shtëpia juaj e re
Në Bruksel është hapur godina e Misionit të Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbrëmja ceremoniale e hapjes së godinës, ku e pranishme ishte edhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se e ndjen veten si një ambasadore të Shqipërisë në Bruksel, duke shtuar se detyra e saj është që ta bëjë vendin tonë pjesë të shtëpisë së BE-së. Kryeministri Edi Rama vlerësoi nga ana tjetër mbështetjen e BE-së teksa tha se “dikur binte shi e bënte ftohtë jashtë” ndërsa tani është ndryshe. Marta Kos: E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po...