Pengohet furnizimi me “helm” nga Serbia, AKU Shkodër bllokon 420 ton misër me përbërës të rrezikshëm

Pengohet furnizimi me “helm” nga Serbia, AKU Shkodër bllokon 420 ton misër me përbërës të rrezikshëm

AKU në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka bllokuar 15 kamionë më misër të ardhur nga Serbia, ku pesha totale e misrit të dyshuar me aflatoksinë kap shifrën e 420 tonëve. Inspektorët e Ushqimit janë duke zbatuar urdhërin e ministrit Andis Salla i cili ka kërkuar analizim të çdo ngarkese me misër. Aflatoksina B1 është një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe të konsumatorëve. Më 8 nëntor, një kamion me 25 tonë misër rifuxho për bagëti nga Serbia u bllokua po ashtu në doganën e Hanit të Hotit. Kamioni po hynte në Shqipëri nga Mali i Zi, kur është ndaluar nga autoritetet shqiptare për shkak se ka rezultuar me normë të lartë aflatoksine. Shënim: Disa imazhe...