Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj e re; Rama: Dikur ishte shi dhe ftohtë, sot është ndryshe
Një prag të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ka hapur dyer në Bruksel edhe godina e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë edhe pamje nga ceremonia e hapjes. “Mirëmëngjes dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe komisionerja për Zgjerimin Marta Kos e cila vlerësoi progresin dhe rezultatet konkrete të vendit tonë dhe tha se e ndjen veten si ambasadore...