Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
PROFIL / Gilmando Dani në krah të Shullazit që nga vitet 2000, katër herë i dënuar nga Gjykatat
Në dosjet e drejtësisë emri i Gilmandi Dani shfaqet për herë të parë në mesin e viteve 2000. Ai ndjek një jetë paralele me atë të Emiljano Shullazit, figura qendrore e grupit, për të cilin Prokuroria ka ngritur disa akuza të rënda ndër vite. Nëse për Emiljano Shullazin, kishte nisur një hetim për dyshime të përfshirjes në linja të trafikut të drogës që në vitin 2003, madje edhe me dyshimet se ishte pjesë e një grupimi që njihej me herët si “Djemtë e Rrugës së Kavajës”, emri i Gilmando Danit shfaqet krah tij pak më vonë. Për 15 vjet, nga viti 2006 deri në vitin 2021 Dani është dënuar 4 herë nga Gjykatat. Dënimet e Gilmando Danit Më 16 qershor 2006 dënohet nga Gjykata e...