Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros
Nga Keno Verseck, DW Kryeministri i Hungarisë Orban shpiku fushatën kundër miliarderit të bursës George Soros. Tani parlamenti i Bullgarisë po “heton” kundër 95-vjeçarit. Edhe në vende të tjera të Europës Juglindore ka fushata anti-Soros. Oligarku bullgar me ndikim në vendin e tij Delian Peevski do të kishte dashur prej kohësh të shihte një hetim parlamentar mbi aktivitetet e miliarderit amerikan të bursës dhe filantropit George Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur (OSF) në Bullgari. Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare për një hap të tillë. Ndërsa javën e kaluar, më në fund kjo shumicë u arrit. Një komision i Parlamentit Bullgar i quajtur “Komisioni Ad-hoc për të shqyrtuar aktivitetet e George dhe Alexander Soros dhe fondacioneve të tyre në territorin...