Protesta e Berishës: Akti i fundit i një lideri që s’pranon të lirojë skenën politike !

Protesta e Berishës: Akti i fundit i një lideri që s’pranon të lirojë skenën politike !

Nga Arbër Shkodra -Thirrjet e tij, si gjithmonë kërcënim për destabilizimin e vëndit, dhe jo alternativë – Thirrja e Sali Berishës për të nisur protestat të hënën me datën 17 nëntor, në orën 18:00 përballë Kryeministrisë, nuk vjen si fryt i ndonjë force politike të gjallë apo i një reagimi popullor. Ajo është produkti i presionit të përditshëm që prej muajsh i kanë ushtruar disa analistë në studio televizive dhe disa zëra ekstremë brenda PD-së—të cilët e sfidonin, e provokonin dhe i gërvishtnin sedrën për të dalë “më në fund në rrugë”, pasi nuk mund të jetojnë pa atmosferë konfliktuale. Dhe Berisha ra në këtë kurth, sepse sot nuk komandon dot më ritmin e politikës; ai reagon, shtyhet, provokohet. Nuk udhëheq.Në vend që të projektojë...