Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, zbardhet agjenda
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë ditën e hënë, më 17 nëntor, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel për të çelur grupkapitullin e fundit të negociatave, njofton Kryeministria sot më 16 nëntor 2025. Sipas njoftimit, hapja e këtij kapitulli shënon një rekord historik për Shqipërinë, pasi të gjithë kapitujt e negociatave u hapën brenda 12 muajsh. “Shqipëria arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh , rekord absolut në procesin e integrimeve europiane”, deklaroi Rama më herët. Delegacioni shqiptar do të përbëhet gjithashtu nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ndërsa pas përfundimit të punimeve do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin, Komisioneren...