Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Aksident në Lushnjë, makina përplas këmbësoren
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje- Berat në afërsi të fshatit Çiflik. Sipas të dhënave, drejtuesi i automjetit tip Benz ka përplasur një kalimtare. Shqiponja Gjoshi 53-vjeçe,është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve ,fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.