Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shpërndarë njoftimin e KESH, ku u bën thirrje qytetarëve që jetojnë në veri të vendit të tregojnë kujdes gjatë ditëve të ardhshme.
Duke nisur nga e hëna në mbrëmje e deri ditën e enjte, në të gjithë territorin pritet përkeqësim i motit, me reshje me intensitet të lartë.
Në njoftim theksohet se gjatë datave 17–23 nëntor do të ketë reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
Njoftimi:
Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
👉Reshjet e pritshme arrijnë deri në:
Fierzë: 150–200 mm
Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm
🟢KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda
kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.
⚠️Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.
