Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Ndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana hedh në gjyq gazetarin, “shpërthen” Tozaj: Së shpejti nxjerr listën e eskortave
Një konflikt i nisur nga deklarata e gazetarit Elton Tozaj ka marrë përmasa të reja dhe mjaft të tensionuara, duke e zhvendosur debatin nga studiot televizive drejt gjykatës. Moderatorja Luana Vjollca ka vendosur ta padisë zyrtarisht gazetarin, pasi akuzat dhe insinuatat e tij janë konsideruar nga pala e saj si të pavërteta, fyese dhe cënim i rëndë i figurës publike. Gjithçka nisi pas një interviste të Tozajt në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku gazetari deklaroi se Luana ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin. Ai përmendi disa raste të pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin; afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të...