Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
U ndaluan nga policia për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin
Karim Adeyemi, sulmuesi i kombëtares gjermane dhe ylli i Borussia Dortmundit, është gjobitur me një shumë prej 450,000 eurosh nga autoritetet gjermane. Vendimi vjen pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres, këngëtares me origjinë shqiptare, Loredana Zefi. Sipas të përditshmes gjermane Bild, ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, kur policia gjeti “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet e çiftit, duke nisur menjëherë procedurat penale, shkruan Insajderi. Gjykata gjermane ka vendosur një gjobë të ashpër ndaj Adeyemit, e cila është shuma totale prej 450 mijë eurosh. Kjo gjobë do të shlyhet në 60 këste mujore, nga 7,500 euro secila. Edhe pse nuk u dha dënim me burg apo shënim penal, mediat vendase e kanë...