Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësoren, 53-vjeçarja transportohet me urgjencë drejt spitalit (Emri)

Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësoren, 53-vjeçarja transportohet me urgjencë drejt spitalit (Emri)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 Nëntor), në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik. Një automjet tip “Benz”, me targa AA022PR, ka përplasur një kalimtare. E plagosura është Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe sipas mjekëve është nën kujdesin intensiv, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun dhe për të hetuar dinamikën e shkaqet. Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës, në tjetrën, teksa e ka përplasur automjeti.