Alarm në Kuvend/ 31 deputetë rezultojnë pa certifikatë sigurie, ja emrat e bujshëm në listë

Alarm në Kuvend/ 31 deputetë rezultojnë pa certifikatë sigurie, ja emrat e bujshëm në listë

AKSIK ka refuzuar pajisjen me certifikata sigurie të 31 deputetëve të PS dhe PD, mes tyre emra të hetuar nga SPAK dhe të lidhur me afera korrupsioni, pastrim parash dhe grupe kriminale. Verifikimi i figurës po bëhet pasi kanë marrë mandatin, duke ekspozuar parlamentin ndaj rrezikut të aksesit në informacion të klasifikuar.Ka nisur filtrimi nga agjencitë e gjurmimit që verifikojnë zyrtarët me dosje penale dhe të dhëna për mungesë integriteti, si të përfshirë personalisht apo familjarisht në aktivitete të paligjshme.Autoriteti Kombëtar i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) (ish-DSIK), në bashkëpunim me agjencitë partnere të SHBA-BE, ka hedhur hapin e parë konkret në zbatim të ligjit për dekriminalizimin e Parlamentit Shqiptar. Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, ky autoritet që merret me figurën e personave...