Theofil Haxhijani, aktori që e bëri Shqipërinë të buzëqeshë…

Theofil Haxhijani, aktori që e bëri Shqipërinë të buzëqeshë…

Nga ILIR ÇUMANI Sot, artisti sarandit Theofil Haxhijani feston 86 vite jetë…Janë 86 vite muzikaliteti të brendshëm, humori të rrallë, dhuntie të lindur dhe mirësie njerëzore — 86 vite dritë që ka ditur t’ia falë publikut me një bujari të admirueshme. Ai erdhi në jetë më 14 nëntor 1939, në Delvinën e thjeshtë e të bukur, të rrëzuar mbi gurë e dritë, qytet që di t’i rrisë njerëzit me një qetësi të thellë e karakterformuese që vjen nga tradita. Aty u ndez për herë të parë shkëndija e talentit të tij: fillimisht si këngëtar me zë të pastër e melodioz, pastaj si kupletist me një intuitë të jashtëzakonshme të së qeshurës. Shumë shpejt të gjithë e kuptuan se Theofili nuk ngjitej në skenë vetëm për...