Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, pranga të riut në Durrës

Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, pranga të riut në Durrës

Është vënë në pranga i riu që përplasi për vdekje të 2-vjeçaren në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku shtetasi me iniciale F.Xh., 24 vjeç ka goditur me makinë të miturën. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen“, thuhet në njoftimin e policisë.