Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Goditja e grupit të shqiptarëve që trafikonin drogë, zbardhen detaje: Malli shitej në restorantet dhe..
Dhjetë persona u arrestuan dhe një rrjet trafikantësh droge në aksin Itali-Spanjë u shkatërrua. Policia shtetërore në Busto Arsizio kreu një operacion të madh në mesjavë, ndërsa dalin në pah detaje të reja nga skema dhe rolet e të arrestuarve. Organizata drejtohej nga shqiptarët, por kishte pjesë të saj edhe vendas apo ekstrakomunitarë. Nga hetimet rezulton se pjesa kryesore e mallin shpërndahej nëpër restorante dhe lokale, sidomos në ato luksoze. Oficerët gjithashtu sekuestruan një sasi të madhe narkotikësh. Operacioni, rezultat i një hetimi që zgjati afërsisht dy vjet, shkatërroi një rrjet kriminal që vepronte midis Italisë dhe Spanjës, me pasoja në provincat e Vareses dhe Milanos. Në pranga ranë 7 shqiptarë dhe një italian në provincat e Varese, Pavia, Monza dhe Aosta. Gjithashtu mes të...