Çfarë ndodhi? Rama niset urgjentisht drejt Brukselit, ja arsyeja

Çfarë ndodhi? Rama niset urgjentisht drejt Brukselit, ja arsyeja

Kryeministri Rama niset pasditen e sotme drejt Brukselit për konferencën e 7-të ndërqeveritare dhe çeljen e grupkapitullit të fundit me BE-në “Bujqësia dhe Kohezioni”. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rama do ulet në tryezën e punës me BE-në nesër rreth orës 8:00, ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos. Shqipëria ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapituj, Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse si dhe Axhendën e Gjelbër. Më 19 korrik të 2022-shit Shqipëria u ul në konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në duke çelur zyrtarisht negociatat. Më 15 tetor 2024-ës, nën drejtimin e presidencës hungareze, në Luksemburg do të mbahej konferenca e dytë ndërqeveritare...