Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Drejtësia e kapur”, Vasili shpërthen: Pensionistëve u jepen 60 milionë euro, ndërsa kryehajdutët bredhin të lirë
E ashtuquajtura reformë në drejtësi jo vetëm që nuk solli standarde të tjera më të larta, por mjerisht asgjësoi edhe standarde që ishin vendosur ndër vite.Të gjithë kujtojnë se si dikur për deklarime të forta, që bëheshin në studio televizive nga gazetarët, përfaqësuesit e drejtësisë shkonin direkt pas emisioneve për të marrë të dhëna për këto denoncime bile gazetarëve ju janë marrë edhe celularët. Ndërsa sot bëhen denoncime të tmerrshme me dokumente autentike me fakte e prova dhe drejtësia me regji mbyll sy e veshë sikur s’ka ndodhur asgjë.Të gjithë panë se një pensionist punëtor ka marrë koncesionin 60 milionë euro të portit të Vlorës dhe drejtësia rri e vështron. Drejtësia mbyll sytë ndërsa u jepen leje ndërtimi për kulla dhjetëra katëshe që kushtojnë dhjetëra...