Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
NATO në alarm nga raketa bërthamore ruse “Burevestnik”
Testimi i raketës me fuqi bërthamore Burevestnik nga Rusia shihet nga NATO si një kërcënim i madh, për shkak të rrezes së saj të pakufizuar dhe manovrimeve që ajo mund të bëjë. Në një dokument të klasifikuar të Aleancës, të parë nga gazeta gjermane Die Welt, thuhet se sfidat ekzistuese do të përkeqësoheshin edhe më tej nga fuqia e kësaj rakete. Raketa ruse mund të përshkojë distanca të gjata dhe të arrijë shpejtësi deri në 900 kilometra në orë. Ajo mund të lëshohet nga platforma të lëvizshme dhe, për shkak të sistemeve të avancuara, mund të shmangë mbrojtjen ajrore të NATO-s. Reaktori bërthamor i raketës i jep asaj mundësinë e arritjes së një rrezeje veprimi teorikisht të pakufizuar, duke i lejuar të udhëtojë dhjetëra mijëra kilometra pa u...