Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Humbi jetën në vendin e punës, identifikohet 45-vjeçari shqiptar! Banorët protestojnë të revoltuar
Identifikohet 45-vjeçari shqiptar që humbi jetën pasi pasi ra nga një lartësi gjatë kryerjes së meremetimeve në një çati në Greqi. Viktimë mbeti shtetasi Mariglen Hoxha ose siç i thërrisnin të gjithë, Mario, i cili ishte punëtor në sektorin e ushqimit. Ngjarja ndodhi pranë aeroportit lokal, ku ai kishte shkuar për të punuar jashtë orarit për të plotësuar të ardhura, pasi familja e tij përbëhet nga pesë anëtarë. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në ishull veçanërisht te komuniteti shqiptar i Lesvos, ku punëtori jetonte prej vitesh. Mriglen Hoxha ishte i njohur për një akt heroik, ku vitin e kaluar ai shpëtoi një grua të moshuar që kishte rënë në det teksa po hipte në tragetin e ankoruar në portin e qytetit, duke vënë në...