Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, KAYO dhe Finkantieri do ndërtojnë anije deri në 800 ton

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, KAYO dhe Finkantieri do ndërtojnë anije deri në 800 ton

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje historike që hap rrugën për ndërtimin e anijeve ushtarake dhe civile në bazën detare të Pashalimanit. Projekti zhvillohet përmes krijimit të një kompanie të përbashkët mes KAYO-s shqiptare dhe gjigantit italian Finkantieri, një prej prodhuesve më të mëdhenj të anijeve në botë. Shqipëria do të vërë në dispozicion kantierin e Pashalimanit në qytetin e Vlorës, i cili do të modernizohet plotësisht, ndërsa Italia do të sjellë teknologjinë, dizajnin dhe ekspertizën e nevojshme. Në fazën e parë, kompania e përbashkët pritet të ndërtojë të paktën shtatë anije për Forcat Detare Shqiptare, ndërsa më vonë synohet prodhimi i anijeve deri në 80 metra me 800 ton zhvendosje të destinuara edhe për eksport. Kompania Finkantieri do të marrë përsipër drejtimin e...