Plazh në mes të nëntorit në Vlorë, qytetarët shijojnë detin dhe diellin

Plazh në mes të nëntorit në Vlorë, qytetarët shijojnë detin dhe diellin

Dielli dhe temperaturat e ngrohta vijojnë në Vlorë. Ditët me diell dhe temperaturat e mrekullueshme kanë kthyer bregdetin e Vlorës në një terapi të vërtetë natyrore për adhuruesit e detit. Qytetarë vlonjatë, por edhe vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, janë parë sot duke shijuar plazhin dhe ujin e pastër të detit. Fanatikët e notit dhe të detit nuk mungojnë as këtë periudhë, madje shumë prej tyre sfidojnë temperaturat e ujit, duke e kthyer qëndrimin në det një zakon të përditshëm. Përgjatë gjithë vijës bregdetare, shihen pushues të moshave të ndryshme që relaksohen nën rrezet e diellit. Veçanërisht të shumta janë familjet me fëmijë, të cilat kanë shfrytëzuar motin e ngrohtë për të kaluar kohë në natyrë, duke shijuar blunë e detit...