Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Boll më se u lodha”/ Ilir Vrenozi refuzon protestën e thirrur nesër nga Berisha
Demokrati i njohur, Ilir Vrenozi, i cili ka përkrahur fort Sali Berishën, refuzon t’i përgjigjet thirrjes së tij për protestën e ditës së hënë, 17 nëntor 2025. Vrenozi shkruan në faqen e tij në FB, se ai dhe demokratët e ndershëm kërkojnë rrëzimin e Ramës dhe jo ti bëjnë serenata poshtë penxheres. Ai tregon më hollësisht edhe arsyet e këtij bojkot; duke nisur që nga mënyra e protestave të Berishës që i quan “serenata” poshtë penxheres së Ramës, mungesa e analizës për humbjet e vazhdueshme dhe deri te mossakrifikimi i rehatisë nga deputetët e PD. Postimi i Vrenozit Vrenoz do jesh të Hënë në protestën e PD-së? Sinqerisht është hera e parë në gjithë këto vite dhe e ndjej që po të vete në Protestë nesër,...