Balla në Itali, takohet me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

Balla në Itali, takohet me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht Drejtuesi Politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën. Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë. Siç njofton në faqen e tij Facebook, për Ballën është një moment krenarie kur takohet me shqiptarë të suksesshëm: “Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me Presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, Senatorin Antonio De Poli, Presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë.” Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja, Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura...